Ndahet nga jeta emri i madh i sportit

Futboll

Ndahet nga jeta emri i madh i sportit

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 14:29
Ndahet nga jeta emri i madh i sportit

Legjenda e skuadrës së Inter, Mario Corso, është ndarë nga jeta, në moshën 78 vjeçare.

Lajmi u dha nga klubi zikaltër në faqen e tij zyrtare.

“Me këmbën e tij të majtë, ai simbolizoi një epokë të futbollit me Interin. Të gjitha mendimet tona shkojnë për familjen e tij në këtë moment të vështirë”, shkruhet në faqen e Interit.

Ish-anësori i majtë i Interit luajti për zikaltërit për 16 vite duke zhvilluar në total 509 ndeshje. Ai ishte pjesë e skuadrës legjendare të Interit, e cila drejtohej në vitet ’60 nga Helenio Herrera (Grande Inter) duke fituar 4 kampionate italiane dhe 2 Liga të Kampioneve.

Corso mori nofkën “Këmba e majtë e Zotit”, për fuqinë dhe saktësinë e goditjeve që kishte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat