Kamberi ka pas vetes klubin anglez

Futboll

Kamberi ka pas vetes klubin anglez

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 14:41
Kamberi ka pas vetes klubin anglez

Florian Kamberi duket se nuk do ta vazhdojë sezonin e ri me Hibernian. Sulmuesi shqiptar nuk është i lumtur me skuadrën e tij aktuale dhe dëshiron të largohet nga Hibernian, ashtu siç bëri në janar. Huazimi te Rangers u mendua se do të ishte lëvizja e duhur, por nuk ndodhi kështu, sepse lojtari shqiptar u pengua nga COVID-19 dhe nuk tregoi gjithë potencialin e tij.

Trajneri Steven Gerrard nuk e bleu përfundimisht kartonin e tij dhe po mendohet për 150 mijë paundë. Rangers po mendohet, por duket se nuk do të ndodhë kështu me Hull City-n. Klubi anglez ka interes për shqiptarin dhe janë gati të nisin kontaktet me Hibs.

Ata duan të paguajnë 150 mijë paundë dhe ta kenë shtatlartin në ekip për sezonin e ardhshëm.

Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, por duket se qëndrimi tek ekipi aktual është një mundësi e vogël. Kamberi nuk pëlqehet as nga tifozët e skuadrës së tij, pasi pati përplasje kur u largua drejt Rangers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat