Besart Ibraimi vazhdoi kontratën me Shkëndijën edhe për dy vite

Futboll

Besart Ibraimi vazhdoi kontratën me Shkëndijën edhe për dy vite

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 14:55
 Besart Ibraimi vazhdoi kontratën me Shkëndijën edhe për dy vite

Nuk ka më asnjë dilemë. Sulmuesi i mirënjohur Besart Ibraimi ka mbetur në Tetovë, duke vazhduar kontratën me Shkëndijën e Tetovës.

Gazetari Reshat Ibrahimi ekskluzivisht merr vesh se Ibraimi me kuqezinjtë e Tetovës ka nënshkruar edhe për dy vitet të tjera, pra deri në vitin 2022.

Sulmuesit 32 vjecar nga Kërçova i mbaroi kontrata aktuale në fund të këtij sezoni, por Shkëndija ishte e vendosur që të mbajë golashënuesin e saj më të mirë.

Ibraimi kishte oferta serioze nga klube të Kosovës dhe të Shqipërisë, por ai vendosi të jetë pjesë e Shkëndijës, aty ku ka arritur sukseset e mëdha si futbollist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat