Setien nuk mendon si Pique

Futboll

Setien nuk mendon si Pique

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 14:58
Setien nuk mendon si Pique

Me barazimin ndaj Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan, Barcelona e thelloi në 3 pikë avantazhin ndaj Realit të Madridit, por në rast të Los Blancos të dielën në mbrëmje në transfertën e San Sebastian ndaj Real Sociedad do të marin kreun e La Ligas pasi ndaj Barçës kanë avantazhin e ndeshjeve direkte. Menjëherë pas barazimit ndaj Sevillas Gerard Pique qëndërmbrojtësi i Barcelonës bëri disa deklarata të forta duke nënvizuar se blaugranat e kanë humbur tashmë kampionatin pasi Reali nuk do të lërë më pikë deri në fund të sezonit, por ndryshe nga Pique mendon trajneri Quique Setien i cili në intervistën pas ndeshjes theksoi se katalanasit i kanë të gjitha mundësitë për të fituar titullin.

“Ka qenë thjesht zhgënjim i momentit, sidomos sepse ne kemi luajtur mirë në pjesën e parë. Ndoshta Pique nuk është ndjerë mirë, por jam i sigurt që do të ndryshojë mendim një ditë më pas. Unë nuk mendoj se Real Madrid do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura. Tani nuk varet më nga ne, por kjo gjë mund të ndryshojë. E dinim që më parë se do të ishte shumë e vështirë ta fitonim çdo ndeshje. Praktikisht është e pamundur. Normalisht nuk kënaqem me një pikë që morëm”.

Gerard Pique pas barazimit ndaj Sevillas, shumë i irrituar për rezultatin deklaroi: “Mendoj se do të jetë e vështirë ta fitojmë kampionatin. Do bëjmë gjithçka mundemi, por nuk mendoj se Reali do të lërë shumë pikë. Nuk është më në dorën tonë dhe do të jetë e vështirë që Reali të lërë pikë.

Nga sa kemi parë në dy ndeshjet e fundit, do të jetë e vështirë. Kishim më shumë shanse për gol dhe kontroll të topit. I krijuam rastet, por nuk shënuam. Sevilla është në vendin e tretë dhe janë një ekip i nivelit të tillë. Barazimi na lë në një pozitë ku titulli nuk varet më nga ne".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat