RB Leipzig kishte përballë Galatasarayn

Futboll

RB Leipzig kishte përballë Galatasarayn

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 15:34
Werner

Ditë më parë u konfirmua kalimi i Timo Werner te Chelsea nga Rasenball Sport Leipzig për shumën e 53 milionë eurove.

Nuk ka dyshime se gjermani do të jetë titullar te Chelsea, mirëpo do të ketë problem me zhurmën e tifozëve në Ligën Premier.

Tashmë është bërë e ditur se lojtari nuk mund të durojë zhurmën e tepërt që krijohet nga tifozët nëpër stadiume, shkaku i sëmundjes në veshët e tij.

Ishte viti 2017, kur RB Leipzig kishte përballë Galatasarayn në Ligën e Kampionëve dhe Werner ishte zëvendësuar shkaku i zhurmës së madhe të krijuar nga tifozët e skuadrës turke në Vodafone Park Stadium.

Sulmuesi shihej që gjatë minutave të luajtur, mbante veshtë me duar dhe nuk mund t’i duronte dhimbjet, duke u detyruar të zëvendësohej.

Werner ka kaluar nëpër një super-formë këtë edicion duke shënuar 25 gola në 29 paraqitje në Bundesliga dhe ka shënuar katër herë në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat