Zidane i kundërpërgjigjet Piques: Gjyqtarët s’e favorizojnë Realin

Futboll

Zidane i kundërpërgjigjet Piques: Gjyqtarët s’e favorizojnë Realin

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 19:06
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka mohuar pretendimet e Gerard Pique se Los Blancos marrin trajtim më të mirë nga gjyqtarët dhe insistoi se asgjë nuk ka ndryshuar në garën për titull, përkundër pikëve që Barcelona i humbur kundër Sevillës.

Barcelona u mbajt me barazim pa gola në Ramon Sanchez Pizjuan të premten, duke ia lënë kështu mundësinë Real Madridi të barazohet me pikë më katalonasit përmes një fitoreje kundër Real Sociedadit të dielën.

Fitorja do të bënte që Real Madridi ta kalonte Barcelonën në kreun e tabelës së La Ligës për shkak të epërsisë që e kanë shkaku i ndeshjeve direkte të zhvilluara mes dy klubeve.

Pas barazimit, mbrojtësi i Barcelonës, Pique tha se Barcelona do ta ketë të vështirë ta mbrojë titullin e kampiones së La Ligës, pasi që tha se “Do të jetë e vështirë që Real Madridi të humbë pikë” pas asaj që e ka parë nga ndeshjet e para që nga rinisja e sezonit.

Këto komente të Piques u nënkuptuan si sugjerim se gjyqtarët po e favorizojnë Real Madridin, pretendim ky të cilin e ka mohuar Zidane.

“Mund ta thotë një gjë apo një tjetër. Ajo që mua më intereson është ndeshja e së nesërmes. Unë e kam mendimin tim, por s’dua të komentoj sepse mund të ndodh e kundërta”.

“E vërteta është se ajo që neve po na inkurajon është ndeshja e nesërme, asgjë tjetër”.

“Nuk mendoj që gjyqtarët po na favorizojnë neve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat