Etrit Berisha thyen dorën pas përplasjes në stërvitje

Futboll

Etrit Berisha thyen dorën pas përplasjes në stërvitje

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 19:38
Etrit Berisha

Portieri i SPAL-it dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, Etrit Berisha, do të mungojë në ndeshjet e ardhshme në Serie A, pasi që e ka thyer dorën, më saktësisht ashtin e pestë metakarpal në dorën e djathtë.

Klubi i Serisë A e ka konfirmuar se incidenti që çoi deri te ky lëndim i Etrit Berishës ishte një përplasje aksidentale gjatë seancës stërvitore të zhvilluar të premten.

Portieri shqiptar i bëri disa teste të tjera dhe fotografime sot, të cilat e vërtetuan dyshimin se ai e kishte thyer një asht në dorën e djathtë.

Berisha do të takohet me një mjek specialist të hënën për të vendosur nëse do të ketë nevojë të bëhet operacion apo jo dhe për ta kuptuar më mirë se për çfarë periudhe kohore do të duhet të qëndrojë jashtë fushës së lojës.

Mediumet italiane shkruajnë se sezoni aktual mund të ketë marrë fund tashmë për Berishën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat