Mourinho kërkon transferime te Tottenham

Futboll

Mourinho kërkon transferime te Tottenham

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 22:44
Mourinho

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, në një intervistë ka thënë se ‘Spurs’ nuk do të shpenzojnë shumë para në afatin kalimtar të verës, mirëpo ka thënë se pret ardhje të reja.

“E dimë që nuk do të jemi në ligën e njëjtë, në botën e njëjtë me klubet që do të veprojnë krejtësisht ndryshe nga ne.”, ishte shprehur Mourinho.

Trajneri i ‘Spurs’ ka bërë të ditur se pret të përmisohen në disa pozicione.

“Pres nga ne që të bëjmë gjëra të vogla të rëndësishme dhe që të përmirësohemi në dy, tri pozicione në të cilat duhet të përmirësohemi në skuadër, jam krejtësisht i hapur ndaj kësaj sfide.”, përfundon trajneri portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat