Kapiteni i Prishtinës: Tre pikë të mëdha kundër një Dukagjini jo të fortë

Futboll

Kapiteni i Prishtinës: Tre pikë të mëdha kundër një Dukagjini jo të fortë

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 23:22
Armend Thaqi

Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, u shpreh i lumtur me asistet e tij në fitoren kundër Dukagjinit, që e çuan atë në shifrën prej dhjetë asistove në kampionat. Thaqi e theksoi se kjo fitore ishte e rëndësishme “pas një ndeshje të vështirë ndaj një Dukagjini jo të fortë”.

Prishtina mori fitore me rezultat 4:1 në Fadil Vokrri kundër Dukagjinit, duke e vazhduar kështu rekordin e përsosur të fitoreve që nga rinisja e sezonit 2019/20. Me këtë fitore, bardhekaltrit ngrihen sërish në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se liderja Drita.

Dukagjini, përkundër që mban pozitën e fundit në tabelë dhe i ka humbur tri ndeshjet e fundit në ligë rezultoi një kundërshtar më i fuqishëm për Prishtinën sesa që ishte vlerësuar gjatë pjesës së parë, duke arritur t’i rezistojë presionit të kryeqytetasve më mirë sesa kundërshtarët e fundit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:1, mirëpo Prishtina arriti t’i shënojë tri gola për ta regjistruar një fitore të thellë. Kapiteni Thaqi e ka cilësuar këtë ndeshje si një ndeshje të vështirë kundër një Dukagjini jo të fortë.

“Dikush duhet të asistojë. Nga shumë harkime që pata sot, u realizuan tre gola dhe kjo ka shumë rëndësi”, tha kapiteni Thaqi.

“Janë tre pikë të rëndësishme pas një ndeshje të vështirë që patëm ndaj një Dukagjini jo të fortë, por kemi kundërshtarë tjerë të fortë dhe për këtë arsye edhe doli ndeshje e fortë. Thjesht, vazhdojmë tutje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat