Verona e Rrahmanit mposht Cagliarin, i afrohet Ligës së Evropës

Futboll

Verona e Rrahmanit mposht Cagliarin, i afrohet Ligës së Evropës

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 00:07
Amir Rrahmani

Hellas Verona ka treguar se ka ruajtur formën e mirë edhe gjatë kohës së pezullimit të Serie A, duke e mposhtur 2:1 Cagliarin në ‘Bentegodi’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të.

Fillimi i pjesës  së parë ishte i jashtëzakonshëm për skuadrën e Amir Rrahmanit, që pas 14 minutash lojë, gjeti veten në epërsi, kur shënoi përmes Samuel Di Carmine.

Në minutën e 26’, Samuel Di Carmine dyfishoi epërsinë, me një super gol.

Nga minuta e 30, gjërat u vështirësuan për Veronan, kur Fabio Borini u ndëshkua me karton të kuq.

Mungesa e një lojtari në fushë, bëri që Cagliari të ketë hapësira më shumë, dhe në minutën e 43’ me anë Giovanni Simeone, ngushtoi epërsinë e vendasve në 2:1.

Ky rezultat mbeti edhe në pjesën e dytë, me Hellas Verona që merr një fitore të rëndësishme, duke shkuar në numrin e 38 pikë, një më pak se Napoli, që renditet në vendin e gjashtë, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Evropës.

Pikërisht në xhiron tjetër, Hellas Verona pret Napolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat