Demiral: Ronaldo do ta ndihmojë Juventusin që të fitojë Ligën e Kampionëve

Futboll

Demiral: Ronaldo do ta ndihmojë Juventusin që të fitojë Ligën e Kampionëve

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 00:37
Ronaldo dhe Demiral

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral beson se ata mund të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Demiral zhvilloi një fillim sezoni shumë të mirë, por dëmtimi i ligamenteve e ka lënë që disa jashtë fushave të blerta.

Megjithatë, turku po e përcjell ecurinë e skuadrës dhe kritikat në drejtim të Ronaldos, i cili sipas tij do t’ju ndihmoj ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se Liga e Kampionëve është gara më e mirë pas Kupës së Botës dhe lojtarët më të mirë në botë luajnë në të”, ka thënë fillimisht Demiral për Bleacher Report.

“Natyrisht, gjërat e vogla e vendosin se kush fiton. Ronaldo e fitoi pesë herë trofeun. Gjithashtu ai është me përvojë, gjë që është shumë e rëndësishme për mua dhe ekipin”.

“Unë kam një kujtim të madh nga ai. Ronaldo shënoi dy gola kundër Udineses dhe ai vazhdoi të stërviste edhe pas lojës”.

“Kur më pa, më tha: ‘hajde, është koha për rigjenerim’. Ai gjithashtu tha, ‘nëse doni të jeni fitues, rezultati nuk është i rëndësishëm. Ju duhet të vazhdoni të punoni shumë”.

“Kështu që ne bëmë trajnim për rigjenerimin së bashku dhe atë ditë e kuptova pasionin e tij shumë më mirë. Gjithashtu, karakteri i tij e motivon ekipin tonë”, përfundoi mbrojtësi i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat