Gara për Këpucën e Artë 2019-20: Messi, Ronaldo dhe shënuesit më të mirë të Evropës

Futboll

Gara për Këpucën e Artë 2019-20: Messi, Ronaldo dhe shënuesit më të mirë të Evropës

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 00:56
Foto

Portali i njohur Goal.com ka përpiluar listën e golashënuesve më të mirë momentalisht në Evropë, ku asaj i prinë ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Lionel Messi fitoi çmimin e tij të gjashtë të Këpucës së Artë Evropiane sezonin e kaluar, por këtë sezon ka mbetur mbrapa në këtë garë.

Përveç Messit, mbrapa në garë ka mbetur edhe rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo, i cili është në linjën e njëjtë me argjentinasin.

Vendi i parë dhe favorit absolut për ta fituar Këpucës e Artë është Lewandowski, i cili udhëheq garën me 33 gola apo 66 pikë.

Pas tij mbetet Ciro Immobile me 27 gola apo 52 pikë dhe rivali më i fortë i tij, pasi Serie A ka edhe shumë ndeshje për të zhvilluar, për dallim nga Bundesliga.

Në dhjetëshe gjenden edhe yje tjerë të sulmit si Timo Werner, Erling Haaland, Jamie Vardy dhe Kylian Mbappe.

1.Robert Lewandowski | Bayern Munich | 33 gola (66 pikë)

2.Ciro Immobile | Lazio | 27 gola (54 pikë)

3.Timo Werner | RB Leipzig | 26 gola (52 pikë)

4.Erling Haaland | Red Bull Salzburg/Borussia Dortmund | 29 gola (50 pikë)

5.Cristiano Ronaldo | Juventus | 21 gola (42 pikë)

6.Lionel Messi | Barcelona | 21 gola (42 pikë)

7.Jamie Vardy | Leicester City | 19 gola (38 pikë)

8.Shon Weissman | Wolfsberger | 25 gola (37.5 pikë)

9.Kylian Mbappe | PSG | 18 gola (36 pikë)

10.Wissam Ben Yedder | Monaco | 18 gola (36 pikë)

Më poshtë në listë gjenden edhe emra tjerë të mëdhenj si Pierre-Emerick Aubameyang, Jadon Sancho dhe Romelu Lukaku me nga 17 gola (34 pikë) dhe Mohamed Salah, Sergio Aguero dhe Karim Benzema me nga 16 gola (32 pikë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat