Tronditet PSG, dy yjet heqin dorë nga Champions League

Futboll

Tronditet PSG, dy yjet heqin dorë nga Champions League

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 09:23
Edinson Cavani

Edinson Cavani dhe Thomas Meunier duket se kanë ndërmend t’i thonë lamtumirë Paris- Saint-Germain para kohe dhe nuk do të qëndrojnë për të përfunduar Champions League.

Mbyllja e parakohshme e Ligue 1 për shkak të Covid-19 ka rezultuar një vendim i nxituar, por PSG duhet të përgatitet për pjesën e mbetur të kompeticionit europian që do të zhvillohet në gusht.

Sipas RMC Sport, Cavani dhe Meunier kanë informuar klubin se nuk do t’i zgjasin kontratat e tyre pëj 30 qershorit dhe se do të largohen pa luajtur në Champions.

Layvin Kurzawa dhe Choupo-Moting janë në të njëjtën situatë, por ata duket se do të qëndrojnë deri në fundin e gushtit. Meunier pritet të transferohet te Borussia Dortmund, ndërsa për Cavani-n interesohen Inter, Napoli dhe Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat