Për Iljazin ka nisur interesimi i disa klubeve

Futboll

Për Iljazin ka nisur interesimi i disa klubeve

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 14:15
Për Iljazin ka nisur interesimi i disa klubeve

Portierit të talentuar, Artan Iljazi, i ka skaduar kontrata me klubin e futbollit Shkëndija nga Tetova, pas përfundimit të këtij sezoni. Tani 21 vjecari është një lojtar i lirë.

Vite më parë kumanovari luante në formë huazimi te skuadra e Gostivarit, liga e dytë.

Ndërkohë, për portierin shtatëlartë janë interesuar disa skuadra nga liga e parë dhe e dytë e vendit tonë, por edhe nga Ipko Superliga e Kosovës, megjithatë akoma nuk ka asgjë konkrete.

Në ditët e ardhshme pritet që Iljazi të vendos për të ardhmen e tij, të mbetet te Shkëndija, apo do të vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër ku do të kishte më shumë hapësira./reshat ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat