Pjaca dështon sërish - Bota Sot
Pjaca dështon sërish

Futboll

Pjaca dështon sërish

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 14:48
Pjaca dështon sërish

Marko Pjaca do të rikthehet në Torino sepse Anderlecht i ka bërë me dije klubit italian se nuk do të zgjasë rinovimin me kroatin.

25-vjeçari ishte një nga futbollistët më premtues të Kroacisë, por dëmtimet e njëpasnjëshme e ndalën vrullin e tij. Karriera e Pjaces shkoi poshtë e më poshtë e duket në kolaps total.

Huazimet te Schalke, Fiorentina dhe tani te Anderlecht dështuan.

Juventusi ka një kontratë me Pjacen deri në vitin 2023 dhe duket se tashmë duhet t’i gjejë një tjetër destinacion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat