Tirana e rigjeti shpejt fitoren

Futboll

Tirana e rigjeti shpejt fitoren

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 16:29
Tirana e rigjeti shpejt fitoren

Në një reagim publik, klubi bardheblu, më i titulluari në futbollin shqiptar, kryesues i Superiores në kampionatin aktual, ka dalë me një reagim publik, duke hedhur poshtë zërat në media, që minimizojnë vlerat e stafit teknik apo të lojtarëve të ndryshëm: “Klubi i Futbollit Tirana reagon përballë fjalëve të pavërteta, të thëna shpesh në media. Për arsye të ndryshme dhe të çuditshme, trajneri dhe lojtaret janë vënë në diskutim për vlerat, rëndësinë dhe të ardhmen te Tirana.

Kjo skuadër, për gjithçka ka dhënë meriton respekt.

Në asnjë moment, askush nuk është vënë në diskutim, përkundrazi po punohet për të ardhmen dhe rinovimet. Ftojmë mediat sportive të mos bien pre e menaxherëve me emra futbollistësh të sponsorizuar nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova apo dhe kudo tjetër.

Ftojmë gjithashtu trajnerë dhe ish-trajnerë të ftuar në studiot televizive, të ruajnë etikën profesionale për të mos aluduar, abuzuar dhe krijuar situata imagjinare, të cilat tentojnë të prishin klimën e qetë në skuadër. Stafi teknik dhe të gjithë futbollistët pa përjashtim janë të përqendruar maksimalisht tek objektivat e këtij sezoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat