Ademi asiston por Baseli humb 

Futboll

Ademi asiston por Baseli humb 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2020 Në ora: 17:58
Ademi asiston por Baseli humb 

Baseli kthehet duarthatë nga Luzerni. Skuadra e Baselit pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Luzerni në takimin e javës së 24-të të elitës së futbollit zviceran. 

Humbje që i lë pas në luftë për titullin e kampionit. 
Margiotta (23'), e Eleke (81') shënuan për Luzernin dhe Arthur (86') për Baselin.

Idriz Voca e Lorik Emini kanë luajtur standardë për Luzernin, ky i fundit  u zëvendësua në minutën e 82-t. Lirik Vishi futet në lojë në minutën e  46-të në vend të Orges Bunjakut e Kemal Ademi inkuadrohet në atë të 73-tën për Baselin.

Në minutën e 86-të, Ademi asistoi dhe shënon Arthur por ky gol nuk i mjaftoi Baselit. 

Baseli është në vend të tretë me 40 pikë dhe ka gjashtë më shumë se Luzerni në pozitën e pozitë, tetë me pak se St. Gallen dhe Young Boys që renditet në pozitën e parë përkatësisht të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat