Thomas Meunier do ta vazhdoj karrierën te Dortmundi,largohet zyrtarisht nga PSG

Futboll

Thomas Meunier do ta vazhdoj karrierën te Dortmundi,largohet zyrtarisht nga PSG

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 09:07
Thomas Meunier

Thomas Meunier nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Paris Saint Germain.

Kampioni i Francës i kishte ofruar kontratë të re tre vjeçare, por që është refuzuar nga anësori belg.

PSG kishte provuar së fundmi të arrinte një marrëveshje me Meunier për deri në përfundim të Ligës së Kampionëve, por belgu nuk pranoi pasi nuk ka dashur të rrezikojë.

28-vjeçari karrierën pritet ta vazhdoj në elitën e futbollit gjerman, pasi ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin.

Mediat gjermane kanë raportuar se Dortmund e ka fituar garën për lojtarin i cili është pajtuar me kushtet personale.

Image

Meunier pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me verdhezinjtë, ku do të jetë zëvendësues i Achraf Hakimit.

Në garë për lojtarin kanë qenë edhe skuadra të tjera si Tottenham Hotspur, Arsenal, Juventus e Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat