Trajneri i Barcelonës: E gjithë bota pa ndeshjen e mbrëmshme të Realit …

Futboll

Trajneri i Barcelonës: E gjithë bota pa ndeshjen e mbrëmshme të Realit …

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 15:59
Trajneri i Barcelonës: E gjithë bota pa ndeshjen e mbrëmshme të Realit …

Fitorja e Real Madridit në udhëtim te Real Sociedad, mbetet tema kryesore në Spanjë.

Një fitore e vështirë e Los Blancos, e me disa vendime pak kontroverse, kanë bërë që mediet në Spanjë, të mbajnë anë të ndryshme.

Mundo Deportivo dhe Sport, kanë akuzuar haptas Real Madrid, që po favorizohet edhe nga VAR.

Këtë fitore e ka komentuar edhe trajneri i Barcelonës, Quique Setien.

“Unë nuk e kuptoj se VAR përdorët në disa situata, e jo në disa tjera”, ka deklaruar Setien.

“Unë nuk dua të flas për gjyqtarët, këto janë gjëra që nuk mund të ndikojmë. Ndonjëherë jeni më të lumtur në situata më të diskutueshme, ndonjëherë nuk jeni”.

“Ne nuk mund të ndikojmë as në lojërat tjera. Të gjithë e kanë parë atë që ndodhi dje, e ka parë e gjithë bota, dhe të gjithë e diskutojnë sipas vetes së tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat