Benjamin Kololli dhe Lorik Emini në formacionin e javës në Zvicër

Futboll

Benjamin Kololli dhe Lorik Emini në formacionin e javës në Zvicër

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 16:20
Benjamin Kololli Lorik Emini

Futbolli zviceran është rikthyer në aksion pas tre muajve pauzë për shkak të pandemisë Covid-19.

Në xhiron e 24-të janë regjistruar disa rezultate befasuese si humbja e Baselit në udhëtim te Luzerni 2-1.

Kampioni në fuqi Young Boys Bern ka marrë fitore 3-2 në shtëpi ndaj Zurichut, ndërsa edhe lideri St Gallen ka triumfuar 1-2 në udhëtim te Sioni.

Image

E në formacionin më të mirë të javës janë përfshirë dy futbollistë nga Kosova.

Benjamin Kololli ishte fantastik te Zurichu, ku asistoi në golin e parë dhe shënoi golin e dytë nga një distancë prej 30 metrave.

Ndërkohë te Luzerni, talenti i madh Lorik Emini ka qenë fantastik në duel me Baselin.

Image

Lorik Emini

20-vjeçari ka dominuar në mesfushë duke fituar shumë duele dhe në fund është vlerësuar duke u futur në formacionin më të mirë të javës.

Formacioni i javës së 24-të:

Baumann, Knezevic, Lucas, Hefti, Araz, Lorik Emini, Benjamin Kololli, Nsame,Itten, Sulejmani, Nuzzolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat