Habit trajneri i ekipit

Futboll

Habit trajneri i ekipit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:06
Habit trajneri i ekipit

Trajneri i Hellas Verona Ivan Juriç thotë se nuk i pëlqejnë 5 zëvendësimet që po aplikohen në Serinë A që prej rifillimit të saj nga ndalesa e pandemisë.

Verona fitoi 2-1 kundër Kaljarit dhe trajneri nuk i përdori të pesta zëvendësimet që kishte në dispozicion.

“Kundër Kaljarit përdora vetëm tre zëvendësime. Nuk më pëlqejnë 5 zëvendësimet edhe pse janë një ndihmë e madhe. Ka lojtarë që nëse më bindin gjatë ndeshjes nuk preferoj ti ndërroj” tha trajneri i Veronës Ivan Juriç në konferencën për shtyp.

Hellas Verona luan kundër Napolit ndeshjen e rradhës në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat