Guardiola lavdëron Foden: Është i rëndësishëm për të ardhmen e Cityt

Futboll

Guardiola lavdëron Foden: Është i rëndësishëm për të ardhmen e Cityt

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:05
Phil Foden

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se Phil Foden do të jetë lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Manchester Cityt gjatë dekadës së ardhshme, pasi mesfushori e quajti vetë ndeshjen e tij të fundit si më të mirën në karrierë deri më tani.

20-vjeçari luajti rol kyç në fitoren bindëse të Manchester Cityt me rezultat 5:0 kundër Burnleyt në Etihad Stadium të hënën, kur i shënoi dy gola dhe pati rol kyç edhe në dy të tjera me pasimet e tij mbresëlënëse.

Foden tashmë është dy-herë kampion i Premierligës me Manchester Cityn ndërsa ishte titullar edhe në fitoren kundër Aston Villës në finalen e Carabao Cup. Guardiola pret që Foden të ketë karrierë edhe më mbresëlënëse gjatë viteve të ardhshme.

“Ne s’mund ta harrojmë se ai është 20-vjeçar dhe se duhet të përmirësohet ende. Mirëpo, ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për klubin gjatë dekadës së ardhshme”, ka thënë Guardiola.

“Minutat e lojës që i ka fituar, i ka merituar. Është kënaqësi ta shikosh atë në çdo minutë lojë që e bën. Sjellja e tij dhe veprimet e tij janë të shkëlqyeshme”.

“Nuk ka rëndësi nëse ai nuk luan. Kurdo që luan, nuk luan asnjëherë keq. Mendoj se në çdo ndeshje që e ka luajtur për ne, që kur është bërë pjesë e ekipit të parë, ka luajtur në një nivel të lartë."

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat