Futbolli shqiptar qan profesor

Futboll

Futbolli shqiptar qan profesor

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:12
Futbolli shqiptar qan profesor

Në futbollin shqiptar ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me metodologjinë e tij të punës, pasionin dhe frymën optimiste në çfarëdo që bënte si profesionist. Gjergj Poloska nuk jeton më dhe figura e tij mbetet edhe sot në kujtimet e atyre që e njohën dhe patën mundësinë të punonin me të.

Një binom gati i pandarë me trajnerin Ernest Gjoka, nga Flamurtari te Kukësi dhe Vllaznia më pas… Babaxhan, njeri i urtë, i edukuar, por sidomos i qejfit dhe haresë, përveç se strikt në punë.

Shumë mesazhe ngushëllimi në drejtim të tij për këtë ndarje të parakohshme nga jeta.

“Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të ish-përgatitësit atletik Gjergji Poloska. Akademia Teuta i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të Gjergjit për këtë humbje të madhe. Të gjithë ata që të njohën, do të të kujtojnë si një njeri punëtor, dhe i urtë .

Gjergji ishte pjesë e skuadrës sonë për dy sezone ku punoj në rritjen dhe formimin e brezave të ri. Prehu ne paqe miku ynë i shtrenjtë, Gjergj! i paharruar qoftë kujtimi yt!”, shkruhet në postimin e bërë nga Akademia e Futbollit Teuta.

Ndërkohë edhe në Vlorë nuk mund ta harrojnë Gjergjin. “Flamurtari F.C, me hidhërim të thellë shpreh ngushëllimet familjes së përgatitësit atletik, Gjergj Poloska, për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Poloska ka qenë pjesë e Flamurtarit në sezonin 2013-2014 dhe 2014-2015, duke u karakterizuar si një profesionist i spikatur. Familja ka humbur njeriun e tyre të dashur, por edhe futbolli ka humbur një nga profesionistët e vërtetë. Të qofte dheu i lehtë Gjergj!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat