Tre lojtar të PSG-së dalin pozitiv me koronavirus

Futboll

Tre lojtar të PSG-së dalin pozitiv me koronavirus

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 19:39
PSG

PSG është rikthyer në stërvitje për tu përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kampionëve pasi që futbolli francez është anuluar.

Por rikthimi nuk ka qenë shumë i mirë për kampionët e Ligue 1 që u kurorëzuan me titullin e radhës pasi u mbyll sezoni.

Tre futbollist dhe një anëtar i stafit të skuadrës kanë dalë pozitiv me koronavirus në testet e bëra.

Skuadra nuk i ka dhënë emrat e të infektuarëve por ka njoftuar se lojtarët janë izoluar dhe gjendja e tyre është e mirë.

PSG ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi në fazën e 1/8 ka mposhtur Dortmundin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat