Superliga e Kosovës rikthehet me tre ndeshje interesante

Futboll

Superliga e Kosovës rikthehet me tre ndeshje interesante

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 11:00
Foto Ilustrim

Superliga e Kosovës do të rikthehet gjatë ditës së sotme në kuadër të xhiros së 26-të, ku na presin ballafaqime mjaft interesante.

Vëmendja mbetet në Vushtrri, aty ku skuadra lokale do të përballet me Dritën lidere. Vendasit pothuajse janë jashtë Superligës edicionin e ardhshëm, por do tentojnë të shkaktojnë befasinë kundër ‘Intelektualëve’, që janë në krye të tabelës.

Gjilani po ashtu përballet me një skuadër që nga sezonin i ardhshëm garon në Ligën e Parë. Skuadra e Gentjan Mezanit udhëton në Klinë për t’u përballur me Dukagjinin.

Por ndeshja më interesante mbetet ajo mes Trepçës ’89 dhe Flamurtarit, sfidë e cila mund të vendosë shumëçka sa i përket rënies nga liga.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat