Shpresë te Barcelona

Futboll

Shpresë te Barcelona

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:47
Shpresë te Barcelona

Te Barcelona ka optimizëm në ditët e fundit, ku është gati ti kryej dy marrëveshje përpara 30 qershorit.

Klubi katalanas duhet të shes të paktën 70 milionë euro para fundit të qershorit, në mënyrë që të rregullojë balancat në librat e tyre për këtë sezon.

Nëse klubi nuk arrin t’i marr këto para, do ta mbyll vitin e humbje dhe për këtë ka punuar që të ketë të paktën dy shitje të lojtarëve.

Një nga ata që flitet se ka arritur marrëveshje për largim është Arthur Melo, i cili pritet të kalojë te Juventusi.

Sipas raportimeve nga Italia dhe Spanja, klubet vetëm kanë arritur marrëveshje, por Barcelona ende nuk e ka konfirmuar.

Një tjetër lojtar që pritet të bëhet me klub të ri është Jean-Clair Todibo, pasi Interi dhe Evertoni janë venë pas tij.

Ka pasur gjithashtu shumë lajme rreth një largimi nga Camp Nou të Nelson Semedo. Juventusi dhe Manchester City ishin të interesuar ta firmosnin atë, por për momentin nuk ka diçka konkretet.

Junior Firpo dhe Arturo Vidal janë dy të tjerë që mund të shiten para 30 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat