Valon Berisha zbulon objektivin kryesor

Futboll

Valon Berisha zbulon objektivin kryesor

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 15:29
Valon Berisha

Futbollisti kosovar synon ta sigurojë mbijetesën në Bundesligë me Fortuna Dusseldorfin. Ai është i fokusuar totalisht në ndeshjen e fundjavës ndaj Union Berlinit

Valon Berisha është i fokusuar në ndeshjen vendimtare të sezonit me skuadrën e tij, Fortuna Dusseldorf.

Skuadra e futbollistit kosovar do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të sezonit me Union Berlinin në udhëtim gjatë fundjavës që po vjen.

Aktualisht, Fortuna është e 16-ta në tabelën e Bundesligës me 30 pikë dhe gjendet në zonën e barazhit, dy pikë më shumë se Werder Bremeni i Milot Rashicës.

Prandaj, Dusseldorfit i nevojitet një rezultat i favorshëm në Berlin, në mënyrë që të përfundojë në “Play-Off”.

Në të kundërtën, një humbje eventuale e ekipit të Berishës dhe një fitore e Rashicës me shokë, do të bënte që Fortuna të binte direkt nga liga.

“Një ekip, një objektiv. Loja e fundit e sezonit po vjen”, ka shkruar përfaqësuesi kosovar në Instagram.

Berisha është i huazuar në Fortuna Dusseldorf nga Lazio.

Ai synon të mbetet në Bundesligë me ekipin aktual dhe ta vazhdojë karrierën aty.

Në të kundërtën, nëse Fortuna bie nga liga, ai do të detyrohet të rikthehet përkohësisht në Lazio e më pas ta gjejë një klub të ri pasi “Biancocelesti” nuk duken të interesuar për ta mbajtur atë në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat