Roma fiton me përmbysje kundër Sampdorias

Futboll

Roma fiton me përmbysje kundër Sampdorias

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 23:39
Pamje nga ndeshja

Roma ka fituar me përmbysje kundër skuadrës së Sampdorias.

Skuadra e Romës vazhdon të mbajë të gjalla shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve, edhe pse Atalanta po tregon formë të lartë. Roma fitoi 2:1 kundër Sampdorias, për tri pikë të reja në Serie A.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 11’, kur mysafirët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Manolo Gabbiadini.

Epërsia e Sampdoria vazhdoi deri në pjesën e dytë. Duhej të vinte minuta e 64’, me Edin Dzeko në skenë, në mënyrë që rezultati të barazohej në 1:1.

Përmbysja e romakëve u kompletua në minutën e 85′, me golin e shënuar nga Dzeko, i cili njëkohësisht realizoi të dytin personal, kur luhej minuta e 85′.

Me këtë fitore, Roma numëron 48 pikë për pozitën e pestë në tabelë. Sampdoria mbetet me 26 pikë në pozitën e 16-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat