Shkarkohet nga puna tifozi përgjegjës për pankartën “Jeta e njerëzve të bardhë ka rëndësi”

Futboll

Shkarkohet nga puna tifozi përgjegjës për pankartën “Jeta e njerëzve të bardhë ka rëndësi”

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 09:48

Tifozi i Burnleyt Jack Happle, që e kishte organizuar fluturimin e pankartës me mesazhin “Jeta e njerëzve të bardhë ka rëndësi” mbi stadiumin Etihad, është shkarkuar nga puna e tij në një kampioni inxhinierësh.

Të gjithë lojtarët e Premierligës e kanë mbajtur mbishkrimin “Black Lives Matter” (shqip: Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi) në vend të emrit të tyre në fanellë, në shenjë përkrahjeje për protestat që nisën në ShBA pas vdekjes së George Floyd.

Në Premierligë, lojtarët kanë mbajtur edhe nga një logo me mbishkrimin “Black Lives Matter” në fanellat e tyre, si shtesë ndaj logos për nder të Shërbimit Mjekësor Kombëtar të Anglisë shkaku i pandemisë Covid-19.

Përveç këtyre fanellave, lojtarët kanë marrë pjesë në një minutë heshtje para fillimit të ndeshjeve, ndërsa gjithashtu janë ulur në gjunjë në fillim të ndeshjes për të shfaqur solidaritet me protestat kundër racizmit dhe brutaliteti policor.

Por, gjatë ndeshjes mes Manchester City dhe Burnleyt u pa një aeroplan duke fluturuar mbi stadium, me një pankartë ku shkruhej: “Jeta e njerëzve të bardhë kanë rëndësi, Burnley”.

Tifozi përgjegjës për këtë pankartë, 24-vjeçari Jack Hepple, është suspenduar përjetësisht nga ndeshjet e klubit.

E përderisa ai nuk do të përballet me ligjin për këtë veprim, Hepple e ka humbur së fundi edhe vendin e tij të punës në kompaninë Paradigm Precision.

“Ne kemi ardhur në përfundim, që përmes atij veprimi, janë shkelur një numër i rregullave dhe procedurave të kompanisë. Individi nuk punon më për kompaninë tonë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Paradigm Precisions. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat