Klopp pret të nis festën e titullit qysh sot

Futboll

Klopp pret të nis festën e titullit qysh sot

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 13:54
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ishte i lumtur të mërkurën në mbrëmje, pasi mundi me lehtësi Crystal Palace 4-0.

Gjermani ia lejoi vetes luksin e një shakaje në konferencën për shtyp, pas ndeshjes në fjalë, kur u pyet për duelin mes Manchester City dhe Chelsea, që do të luhet sonte.

Nëse djemtë e Guardiolës nuk shënojnë fitore, “Reds” mund të jenë kampionë automatikisht.

 

“Pep thotë se do t’i ruajë lojtarët titullarë? Ai duhet të shkojë të luajë poker. Ne jemi të ndryshëm, nuk mund të luajmë si ata. Ne mund të jemi vetëm aq mirë, sa ata janë. Kjo është ajo që duam”, – tha Klopp .

Në fakt, trajneri gjerman mund të mos e shohë ndeshjen sonte.

“Unë nuk e di nëse do ta shoh Chelsea-Manchester City. Unë pashë ndeshjen e fundit deri në 3-0 dhe ishte humbje kohe. Ata janë të shkëlqyeshëm, një ekip i jashtëzakonshëm”, deklaroi Klopp.

Pas fitores kundër londinezëve, Liverpool kryeson Premier League me 86 pikë, pas 28 fitoreve, 2 barazime dhe 1 humbjeje të vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat