Kush e fiton titullin në La Liga – orari i Real Madridit dhe Barcelonës deri në fund të sezonit 2019/20

Futboll

Kush e fiton titullin në La Liga – orari i Real Madridit dhe Barcelonës deri në fund të sezonit 2019/20

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 14:57
Foto Ilustrim

Real Madrid u rikthye në vendin e parë në renditjen e LaLiga Santander pas fitores 2-0 ndaj Real Mallorca të mërkurën në mbrëmje.

Barcelona një ditë më herët kishte kaluar në atë pozitë, pas fitores ndaj Athletic Bibalo (1-0).Real Madridi dhe Barcelona aktualisht kanë pikë të barabarta (68) dhe nga shtatë ndeshje në dispozicion, deri në fund.

Real Madridi do të mirëpresë Getafe, Alaves dhe Villarreal në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, ndërsa udhëton te Espanyol, Athletic Bilbao, Granada dhe Leganes.

Barcelona nga ana tjetër, pret në shtëpi skuadra si Atletico Madrid, Espanyol dhe Osasuna, ndërsa mysafir luan ndaj Celta Vigos, Villarrealit, Real Valladolidit dhe Alavesit.

Orari i ndeshjeve deri në fund

Xhiro 32: Celta Vigo – Barcelona ; Espanyol – Real Madrid

Xhiro 33: Barcelona – Atletico Madrid; Real Madrid – Getafe

Xhiro 34: Athletic Bilbao – Real Madrid; Villarreal  – Barcelona

Xhiro 35: Barcelona – Espanyol; Real Madrid -Alaves

Xhiro 36: Real Valladolid -Barcelona; Granada -Real Madrid

Xhiro 37 : Barcelona -Osasuna; Real Madrid -Villarreal

Xhiro 38 : Alaves  – Barcelona; Leganes  – Real Madrid

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat