Sulmi: “Hysaj po paguan për faj të Ancelotti-t”

Futboll

Sulmi: “Hysaj po paguan për faj të Ancelotti-t”

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:15
Elseid Hysaj

Pas aktivizimit surprizë nga minuta e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Inter-it, Elseid Hysaj duket se ka fituar besim te vetja nën drejtimin e trajnerit Gattuso pasi ka qenë pothuajse jashtë ekipit në epokën Ancelotti.

Në një intervistë të dhënë për Radio Punto Nuovo, menaxheri i yllit kuqezi, Mario Giuffredi, nuk është treguar i butë me ish-trajnerin e napolitanëve dhe i ka bërë komplimente presidentit De Luarentiis:

“Nuk kam pasur kurrë asnjë problem me De Laurentiis. Ka pasur disa mosmarrëveshje për Mario Rui, Di Lorenzo, Hysaj, por kjo nuk ka ndryshuar mendimin tim për të”.

“Kur Hysaj ka ardhur te Napoli, fitonte 500 mijë euro, por nuk ishte klienti im. Gjatë kampionatit jam bërë menaxheri i tij dhe presidenti ka qenë një zotëri i vërtetë, duke i bërë një kontratë të re dhe duke njohur vlerën e tij”.

“Nuk duhet të harrojmë se Hysaj ka qenë një nga mbrojtësit e krahut më të mirë të Italisë me Sarri-n, me përjashtim të parantezës Ancelotti, tani me Gattuso-n po shihet përsëri i njëjti Hysaj që është parë në kohët e Sarri-t kur morëm ofertën nga Bayern Munich. Po paguan djegien e një viti e gjysmë të kaluar me Ancelotti-n”.

Gjithsesi, e ardhmja mbetet për t’u shkruar për shkak se kontrata skadon në vitin 2021:

“Gattuso dhe De Laurentiis duan ta mbajnë. Kemi folur për rinovimin, por nuk është një çështje ekonomike. Është Hysaj që duhet të vendosë nëse do të qëndrojë ose jo”, ka përfunduar Giuffredi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat