Liverpooli do të mund ta organizojë paradën për titullin e kampionit

Futboll

Liverpooli do të mund ta organizojë paradën për titullin e kampionit

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Këshilli i Qytetit të Liverpoolit e ka konfirmuar se kampionët e Anglisë do të jenë në gjendje të zhvillojë paradën e tyre të hapur me autobusin pasi të fitojë titullin e tyre të parë në Ligën Premier.

Data ende nuk është konfirmuar megjithatë për shkak të pandemisë Coronavirus.

Liverpool do ta bëjë një paradë për të festuar titullin e parë të klubit prej se është formuar ky format i Ligës Premier.

‘Të Kuqtë’ u konfirmuan si kampionë dje pasi vendi i dytë Manchester City humbi ndaj Chelsea në Stamford Bridge (2-1), që do të thotë nuk mund ta arrijë më Liverpoolin me shtatë ndeshje të mbetur të sezonit.

Këshilli i Qytetit të Liverpoolit, i ka thënë mediumit ‘Liverpool ECHO’ se klubi do të ketë drejtë ta bëjë paradën, megjithëse jo njeherë për shkak të pandemisë në vazhdim të Coronavirusit.

“Ne po shohim planet se si një fitore e titullit mund të festohet plotësisht dhe do të nderonte ambiciet e klubit dhe tifozëve për të pasur një paradë – kjo do të ndodhë vetëm kur të jetë e sigurt për ta bërë këtë, kufizimet e bllokimit janë lehtësuar dhe shkalla e infeksionit të virusi është zvogëluar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Parada me shumë gjasa nuk do të zhvillohet këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat