Foto e rrallë e Fadil Vokrrit në Fenerbahce, ja më kë ishte në vitin 1990!

Futboll

Foto e rrallë e Fadil Vokrrit në Fenerbahce, ja më kë ishte në vitin 1990!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2020 Në ora: 17:09
Foto e rrallë e Fadil Vokrrit në Fenerbahce, ja më kë ishte në vitin 1990!

Legjenda e futbollit të Kosovës, i ndjeri Fadil Vokrri, një periudhë të mirë ka luajtur edhe për klubin e madh turk Fenerbahce. 

Trajneri i pingpongut Ridvan Hashani i ka dërguar dy foto për redaksinë tonë, foto shumë interesante të Vokrrit të asaj periudhe, të vitit 1990. Por në fakt, kush është afër Fadil Vokrrit, i cili ndërroi jetë me 9 qershor të vitit 2018, sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. 

“Në foto Fadil Vokrri, futbollist i Fenerbahces në atëkohë dhe Ertan Hyner reprezentues i Turqisë në pingpong, atëkohë lojtar i pingpongut të Fenerbahces (me prejardhje shqiptare).

Image

Sa për info Ertan Hyner ishte fitues i turneut memorial ‘Ahmet Hoxha’ në pingpong në vitin 2003.  Ertan Hyner njihet si një atdhedashës shumë i madh”, tregon Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat