E konfirmon Guardiola: City do të bëjë korridorin e nderit për Liverpool

Futboll

E konfirmon Guardiola: City do të bëjë korridorin e nderit për Liverpool

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 15:07
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka konfirmuar se Liverpoolit do t’i bëhet korridori i nderit në fundjavë.

Manchester City pret skuadrën e Liverpool në ‘Etihad Stadium’ për një ndeshje që tashmë luhet për prestigj, pasi titulli i takon ‘Reds’.

Pasur parasysh këtë, skuadrës së ‘Citizens’ i takon që të bëjnë korridorin e nderit për kampionët, por ky ‘rregull’ shpeshherë nuk është respektuar.

Por, Guardiola ka konfirmuar së fundmi se të gjitha nderimet do t’i bëhen Liverpoolit, të cilët luajtën një sezon të shkëlqyer.

“Ne do të bëjmë korridorin e nderit, sigurisht. Ne gjithmonë do të presim Liverpoolin në një mënyrë të shkëlqyer, kur ata të vijnë në shtëpinë tonë”, ka thënë Guardiola.

“Kështu që, po, do ta bëjmë këtë, sepse ata e meritojnë”, ka shtuar tekniku katalan.

Guardiola ka pasur rivalitetin më të madh pikërisht me Liverpoolin, që nga koha kur erdhi në Premierligë. City i Guardiolas së fundmi është kontestuar vetëm nga ‘Reds’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat