Dortmundi e konfirmon: Sancho shumë i shtrenjtë për t’u larguar

Futboll

Dortmundi e konfirmon: Sancho shumë i shtrenjtë për t’u larguar

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 16:58
Sancho

Drejtori i Përgjithshëm i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke pret që Jadon Sancho të mbetet në klub sezonin e ardhshëm, sepse ai nuk beson se asnjë klub nuk mund ta blejë atë.

Anësori 20-vjeçar është lidhur me një transferim në Premieligë, me Liverpoolin, Manchester United dhe Chelsea që thuhet se janë të interesuar.

Edhe pse anglezi është i etur për t’u rikthyer në atdheun e tij, Dortmund po kërkon hiq më pak se 100 milionë euro për të.

“Nëse Jadon vjen tek ne dhe thotë se ai absolutisht dëshiron të largohet – gjë që nuk ka qenë deri më tani – dhe një klub dëshiron të paguajë atë që duam, atëherë ne do ta diskutojmë atë”, i tha ai Sport1, transmeton lajmi.net. “Unë nuk mendoj se një klub do të paguajë shumën. Nuk ka gjithashtu asnjë zbritje për shkak të koronavirusit ndaj tij”.

“Ne kemi lënë periudhën kur duhej të shesim lojtar. Unë nuk mendoj se do të ketë një transferim veror”.

“Ne kemi një situatë më të pazakontë vitin e ardhshëm se zakonisht. Me përjashtim të Achraf Hakimi, skuadra do të qëndrojë së bashku. Kjo ndihmon në zhvillim”, vazhdoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat