Legjenda e futbollit, Faruk Domi - rrezikoi shumë në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Legjenda e futbollit, Faruk Domi - rrezikoi shumë në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2020 Në ora: 17:58
Faruk Domi

Të shkruash për legjendën e futbollit, Faruk Domi, edhe 100 faqe janë pak! Faruk Domi ka një karrierë të bujshme të futbollit dhe në përgjithësi sportive. 
Është njeriu i sakrificave në kohën e Gjeneratës së Republikës.

Faruk Domi i takon Gjeneratës së Republikës.

Si futbollisti ka luajtur në klube me renome, Vëllaznimi nga Gjakova, Trepça nga Mitrovica, Prishtina etj. 

Image

Ai është prej me të merituarve si futbollist i asaj kohe që Prishtina në vitin 1983 u ngritë në ligën e  parë ish jugosllave. 

Domi ka luajtur me sukses me Prishtinën e kapitenit Fadil Vokrri edhe në ligën e parë ish jugosllave. 
Është një personalitet që se ka shoqin në vendin tonë.  

Domi me shumë shokë kontribuoi në pavarësimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi nga ai ish jugosllav dhe i Serbisë. 
Ai ishte halë në sy për pushtuesin serb, por kurrë nuk u ndal duke dhënë kontribut për zhvillimin e garave të Republikës së Kosovës në vitin 1991-1999. 

Domi ka qenë pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës, që atëkohë ishte e udhëhequr nga kryetari tashme i ndjeri z. Rexhep Abdullahu, nga viti 1994-2000, e i ndjeri e ka kishte udhëhequr me plotë sukses e sakrifica nëpër fusha të improvizuara në futbollin e Republikës së Kosovës. Faruk Domi i ka takuar kësaj garniture heroike sportive me 10 anëtarët tjerë, të cilët janë të mirënjohur.  

Familja Domi është familje sportistësh, futbollistësh, që i dhanë shumë Kosovës. 
Qyteti i Gjakovës dhe Kosova identifikohet me familjen Domi në futboll dhe në sport,  janë krenari e mbarë kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat