Aktorja e njohur spanjolle shoqëron Hakimin në Milano

Futboll

Aktorja e njohur spanjolle shoqëron Hakimin në Milano

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 20:20
Aktorja e njohur

Mbrojtësi maroken Achraf Hakimi është përforcimi i parë i Interit për sezonin e ardhshëm, pasi zikaltrit kanë arritur marrëveshjen si me Realin e Madridit, ashtu edhe me futbollistin, me këtë të fundit që pritet të mbërrijë në Milano sot ose nesër.

Por bashkë me Hakimin, në Milano do të vijë edhe aktorja e njohur spanjolle Hiba Abouk, e cila është e lidhur me marokenin prej disa kohësh dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për të, pasi zotëron mirë gjuhën italiane.

Me origjinë tuniziane, Hiba ka lindur në Madrid dhe ka marrë pjesë në shumë seriale televizive spanjolle, ndërsa prej disa kohësh është e lidhur me Hakimin, ndonëse është edhe 12 vite më e madhe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat