Spektakël në “Ennio Tardini”, Interi përmbys Parmën në çastet e fundit

Futboll

Spektakël në “Ennio Tardini”, Interi përmbys Parmën në çastet e fundit

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 23:46
Pamje nga ndeshja

Interi ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Parma, për të mbetur edhe më tutje me shpresë në titull, ani pse diferenca me vendin e parë është tetë pikë.

Zikaltërit përmbysën epërsinë e Parmës në vetëm tre minuta lojë.

Fillimisht në minutën e 84′, de Vrij baraspeshoi gjithçka, ndërsa në të 87-ën, Bastoni shënoi për 1-2 dhe fitoren e madhe të neroaxurëve në drejtim të objektivave të këtij edicioni.

Me këtë triumf, kampioni i 18-fishtë italian shkon në kuotën e 61 pikëve dhe renditet i treti pas Juventusit e Lazios, ndërsa Parma është në vendin e tetë me 39 pikë të arkëtuara, ku edhe frymon lirshëm, pasi luan pa presion.

Është larg rrezikut për rënie nga elita, ndërsa Europa Liga duket të jetë kafshatë e madhe për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat