Munishi: E kam ditur se Kloppi do të ketë sukses te Liverpooli

Futboll

Munishi: E kam ditur se Kloppi do të ketë sukses te Liverpooli

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 00:06
Ismet Munishi

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi e ka komentuar suksesin e madh të Liverpoolit, skuadër kjo e cila u shpall së fundmi kampion i Premierligës.

Pas 30 vitesh pritje, "Të Kuqtë" janë shpallur kampion në Premierligën angleze, duke rikthyer një gëzim të madh te tifozët e skuadrës.

Suksesin e Liverpoolit dhe të trajnerit Jurgen Klopp e ka komentuar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka vetëm lëvdata për Kloppin.

"Liverpooli ka bërë inovacion në futboll, tifozët e tyre bën tifozëllëk të madh. Interesant është fakti se presin 30 vite të bëhen kampion", u shpreh Munishi në "Dueli Sportiv".

"Klopp është i lindur të jetë trajner i Liverpoolit. E kam ditur se do të ketë sukses. Edhe mua më krahasojnë ndonjëherë me të", tregoi ai.

"Ne mësojmë shumë nga këta trajnerë", shtoi Munishi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat