Robben tregon pse iu rikthye futbollit pak pas pensionimit

Futboll

Robben tregon pse iu rikthye futbollit pak pas pensionimit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:32
Arjen Robben

Arjen Robben i ka shpjeguar arsyet pse ka zgjedhur t’i rikthehet futbollit, më pak se një vit pasi u pensionua.

Ish-ylli i Bayern Munich, Real Madrid dhe Chelsea i vari këpucët në gozhdë në verën e vitit 2019, por tani, vetëm një vjet më vonë, ai ka vendosur t’i mbathë ato prapë dhe të luajë për klubin e vet të vjetër, Groningen.

Ish-përfaqësuesi i Holandës thotë se u kthye nga pensionimi për shkak të dashurisë që ndien për klubin e Eredivisie.

“U ktheva për shkak të dashurisë që e kam për këtë klub”, tha Robben në një konferencë për media.

“Nëse mund të bëj diçka për këtë klub, atëherë mendoj se pjesa ku mund të ndihmoj më së shumti është fusha. Ndihem mirë dhe mendoj se po shkoj në drejtimin e duhur”, tregoi ai.

“Ende duhet t’i bëj edhe disa hapa, por kam ndjesi shumë të mirë për të ardhmen time. Nëse ndonjë klub tjetër do të vinte me një ofertë të mirë për mua, nuk mendoj se do ta pranoja. Natyrisht, dallimi me Bayern Munich është i madh, por unë po e bëj këtë për ekipin dhe shpresoj se do ta shijoj”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat