Klopp u dërgon tifozëve të Liverpoolit letër të hapur

Futboll

Klopp u dërgon tifozëve të Liverpoolit letër të hapur

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 13:26
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp u ka bërë thirrje tifozëve të Liverpoolit të veprojnë drejt, pasi një numër i madh i tyre u mblodhën për të festuar në Pier Head menjëherë pasi klubi i tyre e fitoi titullin e parë në Premierligë.

Andy Cooke, shefi i Policisë në Merseyside, njoftoi se 15 persona u arrestuan të premten mbrëma dhe se oficerët policorë u ballafaquan me një numër personash të dhunshëm në Pier Head, ku tifozët e Liverpoolit ishin mbledhur në numër të madh për ta festuar titullin e parë në ligë pas 30 vjetëve.

Në një komunikatë të përbashkët, policia, klubi, këshilli i qytetit dhe grupi i tifozëve e quajtën të papranueshëm tubimin e së premtes.

Klopp u ka shkruar letër të hapur tifozëve të të kuqve të hënën, duke i falënderuar për përkrahjen, duke nënvizuar: “Ky është momenti jonë”, por u bëri thirrje atyre të festojnë në mënyrë të sigurt dhe privatisht.

“Unë jam qenie njerëzore dhe pasioni juaj është edhe pasioni im, por në këtë kohë gjëja më e rëndësishme është të mos kemi tubime të tilla publike. Por e kemi me borxh ndaj personave më të cenueshëm në komunitetin tonë, ndaj punonjësve shëndetësorë të cilën kanë dhënë aq shumë dhe të cilët i kemi duartrokitur dhe ndaj policisë e autoriteteve lokale të cilët na ndihmojnë neve si klub, të mos e bëjmë këtë”, shkroi Klopp.

“Ju lutem – festoni – por festoni në mënyrë të sigurt dhe në vendet tuaja private, sepse kështu nuk rrezikojmë ta shpërndajmë edhe më shumë në komunitetin tonë këtë sëmundje të tmerrshme”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat