Prishtina fiton derbin ndaj Feronikelit - Bota Sot
Prishtina fiton derbin ndaj Feronikelit

Futboll

Prishtina fiton derbin ndaj Feronikelit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 21:00
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka fituar kryendeshjen e xhiros së 27 të Superligës së Kosovës ndaj Feronikelit.

Prishtina ka mposhtur Feronikelin me rezultatin e pastër, 3-1, për të arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme për titull.

Klubi i Armend Dallkut kaloi në avantazh pas 10 minutave lojë, me anë të Otto John – por festa e tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi Dabiqaj realizoi për të barazuar shifrat.

Në fundin e pjesës së parë, Prishtina riktheu avantazhin me anë të Mankendas.

Në pjesën e dytë, Januzi vulosi fitoren e Prishtinës me golin e shënuar.

Prishtina tani numëron 54 pikë në vendin e dytë në tabelë, kurse Feronikeli ka 44 pikë nëë vendin e pestë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat