Publikohet orari i xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll

Futboll

Publikohet orari i xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 10:44
Publikohet orari i xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll

Është publikuar edhe orari i xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Në javën e 28-të takimet do të luhen të premten, shtunën dhe dielen.

Të premtën në program janë dy ndeshje, Vushtrria – Flamurtari nga ora 17.00, dhe në mbrëmje Prishtina – Drenica nga ora 20.00.

Të shtunën Feronikeli e pret Gjilanin ndërsa Ballkani është në udhëtim te Dukagjini, ndeshje të cilat nisin në ora 17.00.

Në të njëjtin temrin të dielën luhen dy ndeshjet e fundit. Siç e përmendëm më lartë, Llapi e pret Dritën, në kryendeshjen e javës, ndërsa Ferizaj luan në shtëpi me Trepçën ’89.

Orari i 28-të i Superligës së Kosovës:

E Premte

Vushtrria – Flamurtari 17:00

Prishtina – Drenica 20:00

E Shtune

Feronikeli – Gjilani 17:00

Dukagjini – Ballkani 17:00

E diele

Llapi – Drita 17:00

Ferizaj – Trepça ’89 17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat