Bayerni merr Sanen, gjermanët surprizojnë me rrogën dhe kartonin!

Futboll

Bayerni merr Sanen, gjermanët surprizojnë me rrogën dhe kartonin!

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 19:19
Lorey Sane

Nuk ka më dyshime, Bayern Munchen ka mbyllur marrëveshjen me Manchester City-n për sulmuesin e krahut Lorey Sane. Bild ka publikuar lajmin se goditja është arritur dhe futbollisti i kombëtares gjermane sezonin tjetër do të luajë në Bundesligë.

Bild shkruan se kampionët e Gjermanisë nuk kanë shpenzuar shumë për lojtarin, as për rrogën e tij e as për kartonin. Futbollisti ka firmosur deri në vitin 2025 me klubin gjerman. Shifra e shitjet së tij është nën 50 milionë euro.

Trajneri Pep Guardiola deklaroi se Sane kishte refuzuar 2 apo 3 oferta rinovimi me Bayernin. Sulmuesi donte të largohej që në edicionin e kaluar nga skuadra angleze, por dëmtimi pengoi gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat