Klopp dëshpëron fansat e Liverpoolit me këtë deklaratë - Bota Sot
Klopp dëshpëron fansat e Liverpoolit me këtë deklaratë

Futboll

Klopp dëshpëron fansat e Liverpoolit me këtë deklaratë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 19:29
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se klubi anglez nuk do të mund të shpenzojë shuma të mëdha për të përforcuar ekipin gjatë verës.

Trajneri gjerman thotë se shkaku i koronavirusit edhe klubi që ai drejton është prekur në aspektin financiar dhe duhet të menaxhohet situata e krijuar.

“Kam një skuadër të mirë dhe këtë e kemi dëshmuar këtë vit. Sigurisht ekipi gjithmonë ka nevojë të përforcohet, mirëpo ne nuk mund të shpenzojmë miliona”, u shpreh Klopp.

Trajneri i Liverpoolit pret që në sezonin e ri të shfrytëzojë edhe disa nga lojtarët e talentuar për t’u dhënë më shumë hapësirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat