Igli Tare konfirmon se Lazio e do Kumbullën

Futboll

Igli Tare konfirmon se Lazio e do Kumbullën

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 22:54
Marash Kumbulla

Igli Tare konfirmon interesimin e Lazios për Marash Kumbullën.

Drejtori sportiv i bardhekaltërve foli për Sky Sport para ndeshjes ndaj Torinos ku përveç se theksoi se në drejtim të klubit nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare për mesfushorin serb Sergej Milinkovic-Savic, nënvizoi se ka patur një takim mes tij dhe drejtuesve të Veronas për të folur për Marash Kumbullan por ende marrëveshja nuk është arritur.

“Futbollisti në fjalë na intereson, kjo është arsyeja pse u takuam me drejtuesit e Hellas Verona. Është një profil që mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhme. Gjithsesi ka ende bisedime që duhen bërë. Ne ishim të sigurt që nuk do ta mbyllnim dot të enjten”, shprehet Igli Tare.

Sipas mediave italiane për mbrojtësin e talentuar të kombëtares shqiptare, presidenti i Lazios Lotito ka vendosur në pjatë 20 milionë euro plus kartonat e dy futbollistëve të rinj dhe bisedimet me Hellas Veronën janë në një fazë të avancuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat