Zidane me deklaratë të fortë

Futboll

Zidane me deklaratë të fortë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:15
Zidane me deklaratë të fortë

Trajneri i Real Madrid Zidan thotë se skuadra e tij nuk do pushojë derisa të shpallet kampion. Barcelona mori një barazim dje kundër Atletiko Madrid 2-2 dhe tani madrilenët kanë mundësinë të shkojnë plus 4 pikë nga rivalët e përjetshëm nëse fitojnë ndeshjen e rradhës.

“Janë ende 18 pikë të mbetura në lojë dhe nuk mund të themi asgjë derisa të shpallemi kampionë matematikisht. Unë kam qenë më parë në këtë situtatë si lojtar dhe e di se nuk kemi fituar ende asgjë.

Nuk do pushojmë derisa të shpallemi kampionë”, tha Zidan në konferencë.

Trajneri i Real Madrid foli edhe për yllin e tij Eden Hazard ku tha: Eden ka pasur pak vështirësi të përshatatej edhe për shkak se ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë, por po kthehet shumë i fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat