Zidane: Real Madridi nuk ka fituar ende asgjë

Futboll

Zidane: Real Madridi nuk ka fituar ende asgjë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:17
Zidane: Real Madridi nuk ka fituar ende asgjë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se ekipi i tij nuk ka fituar ende asgjë, derisa shton se gara për titull nuk ka përfunduar.

Real Madridi momentalisht ndodhet në pozitën e parë në La Liga, derisa epërsinë e pikëve mund ta çojë në katër pikë nëse fiton ndaj Getafes të enjten.

“Ne nuk kemi fituar asgjë. Ne kemi gjashtë ndeshje. 18 pikë”, u shpreh Zidane.

“Derisa të jemi matematikisht kampionë, ne duhet të vazhdojmë, rivalët tanë do të bëjnë gjithçka që munden për t’i fituar ndeshjet e tyre”, shtoi strategu francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat