Koha për të shkruar një histori të re me Interin

Futboll

Koha për të shkruar një histori të re me Interin

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:35
Koha për të shkruar një histori të re me Interin

Kristian Eriksen u transferua nga Totenhemi tek Interi në merkaton e janarit. Mesfushori në fillim pati vështirësi të përshtatej me stilin e lojës në Itali, por pas rikthimit në fushë nga ndalesa prej pandemisë ka bërë paraqitje mjaft të mira.

Të rikthehesh të luash është një ndjesi shumë e mirë. Unë e admiroja Interin e 2010, për mënyrën sesi luanin dhe për atë çka arritën. Dalëngadalë po futem në historinë e klubit dhe dua të shkruaj një histori të re me Interin”.

Mesfushori danez foli edhe për qytetin e Milanos: “Nuk kam parë shumë nga qyteti prej izolimit, por mund të them se është një qytet mjaft i bukur që të lë pa frymë. Eriksen foli edhe se si është ta kesh babanë trajner:

“Jam rritur duke e pasur babain trajner. Ai më ka mësuar çdo gjë. Që kur isha i vogël praktikohesha në oborr me babain tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat